Në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Pomozatin, u mbajt sot ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit nga shteti gjerman për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
Në këtë ceremoni, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri, bën pranimin e donacionit nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Ky donacion në vlerë prej rreth 500 mijë euro përfshinë dy kamionë për operacione të menaxhimit të materie të rrezikshme.
Me këtë rast, ministri Maqedonci falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë që ofron për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nga ana e tij, ambasadori Rohde theksoi se shteti gjerman është i interesuar në ngritjen e kapaciteteve institucionale të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes në veçanti.
Deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga Republika Federale e Gjermanisë arrinë vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro.