Gjatë kësaj jave pritet që të mbahet takimi në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Njësive Elitare të Policisë së Kosovës.
Kjo është konfirmuar nga ana e zëdhënsit të Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai për lajmi.net tha se kryeministri Kurti e ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij për takim
“Takimi është paraparë për këtë javë dhe këtë javë do të mbahet. Kryeministri tashmë ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij. Tani është vetëm çështje e agjendës, për çka do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar ai.