Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Beograd.
Lajçak më herët gjatë ditës së sotme është takuar me kryenegociatorin e Serbië në dialog, Petar Petkoviq.
Lajçak pati vizitë në Kosovë javën e kaluar ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin dhe liderët opozitarë.
Kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit do të takohen këtë të enjte në Bruksel.