Avni Ajdini, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovë (BSPK), thotë se të rinjtë me padurim po presin liberalizimin e vizave për të ikur nga vendi, dhe krejt kjo, sipas tij, ka ardhur si rezultat i mospunës së qeverive të deritanishme në vend.
Është ende duke vazhduar, mua më zhgënjen fakti se të rinjtë janë duke pritur liberalizimin e vizave me padurim për të ikur nga vendi, por kush është fajtor janë qeveritë tona”.“Nuk mundesh askënd ta fajësosh, mirëpo paaftësitë e qeverive tona i detyrojnë të ritë për të ikur nga vendi nga atdheu dhe nga shtëpia, për të siguruar kafshatën e gojës”, tha ai për Ekonomia Online.
Ajdini tutje ka pasur kritika të ashpra për qeveritë në vend, pasi që ka thënë se ata po i mbyt luksi dhe fare nuk po merren me çështje sociale dhe me të varfëritë.Por, thotë se ekonomia në vend do të zhvillohet, vetëm nëse ligji është i barabartë për të gjithë.“Luksi, po i mbyt dhe po i verbonte në çështjet që për sociale nuk po dëgjohen dhe për të varfëritë. Unë kam shpresa, sepse duke ditur potencialin edhe njerëzor si kapital të veçante që kemi dhe duke ditur që punëtor jemi”.
“…unë duke marr edhe çështjen nëntokësore dhe mbitokësore të Kosovës unë konsideroj që ekonomia do të zhvillohet por me një kusht, nëse respektohet ligji dhe nëse respektohen vendimet e Qeverisë. Por nëse është ligji për të gjithë i barabartë atëherë konsideroj se ekonomia do të zhvillohet”, tha Ajdini.