Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare, Prof. Dr. Fetah (Selman) Jagxhiu.
Jagjiu kujtohet për urtësinë, përkushtimin e palëkundur e punën e palodhshme për të kontribuar për familjen, shoqërinë e vendin. Dashurinë e madhe për vendin e ka shpreh me punën mbi 50 vjeçare në arsim.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi mortor.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër, e hënë me 13 nëntor në ora 12, në varrezat e qytetit të Prizrenit. E pamja do të jetë 3 ditë, nga e martja deri të premten, 14 deri 16 nëntor, nga ora 9:00 deri 16.30, në hotelin Grand në Prishtinë. Njofton familja Jagxhiu!