Lideri i ligës së dytë të Kosovës në futboll FC “Prizreni”, në xhiron e 13-të ka deklasuar me rezultat të thellë 7:0 KF “ Dardanët” nga Gjakova.
Djelmoshat e Bekim Bakaj, në këtë ballafaqim treguan efikasitet të lartë dhe lojë të shkëlqyer, dhe me tre pikë të reja vazhdojnë t’i prijnë tabelës së klasifikimit në këtë rang garash me 35 pikë të grumbulluara.