Rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim që listat me kandidatët për deputetë të shkojnë në pako, e kanë votuar për, pesë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kryesuesja e Komisionit, Valdete Daka, e ka hedhur në votim edhe atë që të shkojnë veç e veç kandidatët, e ku janë dhënë 6 vota për.
Ndërkaq, kjo ka nxitur sërish debat mes anëtarëve. Sami Kurteshi nga VV-ja tha se nuk u votua për pakon, porse “është nxjerrë rekomandim i ri”.
Ndërkaq, Daka iu kundërpërgjigj me pyetje.
“Nëse votohen në pako, si do të ankohen subjektet politike. A keni pa ndonjëherë një vendim të tillë të KQZ-së që thotë se subjektet certifikohen në pako”, tha Daka duke shtuar se nuk do ta hedhë në rivotim.