Ish-zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.
Sot gjatë ditës ai është nisur për në Hagë.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe nëndega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mushtisht.
“Sot më 07 Nëntor 2023 e morën Komandantin e ZOP Sadik Halitjaha! Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata! Urojmë të ia dalë për se mbari Komandanti që kurrë në jetë nuk njohu dështim! Si në luftë ashtu në paq përherë gardian i atdheut! I urojmë shëndet, vullnet dhe suksese në këto përballje të padrejta e të pabarabarta!”, thuhet në reagimin e nëndegës së OVL-së.
Kujtojmë se Halitjaha edhe më parë është intervistuar nga Gjykata Speciale.