- Reklama -

Rritet numri i operimeve të pacientëve me kancer të gjirit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se këtë vit është rritur numri i operacioneve të pacientëve me kancer të gjirit në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas një njoftimit këtë vit deri më tani janë kryer gjithsej 172 operacione të kësaj natyre, kurse gjatë tërë vitit 2022 ishin kryer gjithsej 149.

- Reklama -

“Është rritur numri i operacioneve të karcinomës së gjirit, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bazuar në statistikat e kësaj klinike, vetëm këtë vit, deri më tani, janë kryer 172 operacione të karcinomës së gjirit, kurse tërë vitin 2022, ishin kryer 149 raste”, thuhet në njoftimin e këtij Shërbimi.

Sipas këtij njoftimi pacientet që kanë nevojë për operacion pas karcinomës së gjirit, nuk kanë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë vendit, ngase thuhet se klinika ka numër të mjaftueshëm dhe profesional të mjekëve dhe stafit që kryejnë të gjitha llojet e operacioneve të gjirit.

“Për operacion, pas karcinomës së gjirit, nuk ka listë të pritjes dhe të gjitha gratë që kanë nevojë për operacion trajtohen me prioritet nga mjekët e klinikës”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort