Gjykata Themelore në Prizren, apelon tek të gjitha palët që pas situatës së krijuar si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, të evitojnë sa më shumë frekuentimin në objektet e gjykatës dhe degëve në Suharekë dhe Dragash, duke përdorur mjetet elektronike si metodë alternative për dorëzimin e shkresave, raporton TV Prizreni
Shkresat mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected] apo [email protected]
Ndërsa të gjithë të interesuarit të cilët kanë nevojë për Çertifikatën e Gjendjes Penale, aplikimin mund ta bëjnë online përmes linkut në vazhdim, ndërsa për tërheqjen e çertifikatës të jenë fizikisht.
https://prizren.gjyqesori-rks.org/info-te-pergjithshme…/
Lusim palët që gjatë frekuentimit të domosdoshëm në objektin e gjykatës dhe komunikimit me stafin, ti përmbahen rregullave dhe udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) për Parandalimin e Infeksionit COVID-19.
#Mbulonigojëndhehundënmemaskë!
#Mbanihigjienën!
#Respektonidistancën!
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!