Operatorët ekonomikë në Kosovë jo çdo herë përkujdesen që t’i ruajnë produktet ushqimore në temperatura adekuate, duke bërë që disa prej tyre të jenë të rrezikshme për konsumim.
Qytetarët në komunën e Prizrenit, shpesh herë paraqesin shqetësimet e tyre për cilësinë e dyshimtë të produkteve. Ata thonë se shpesh kanë hasur në produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar në tregun e Kosovës.
Një rast i ngjajshëm ka ndodhur sot në fshati Zhur, ku një blerës është ankuar në redakisnë tonë se në Qendrën Trgtare “Viva Fresh” ka blerë produkt të prishur. Ai ka publikuar video dhe fotografi të prduktit të konzervuar i cili është prishur.
Në videon e më poshtme shihet komunikimi me punonjësit e pikës së shitjes në Zhur.