Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast për lëvizjen për braktisjen e fesë islame.
Këtë e konfirmoi për Express zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
Ai tha se që nga paraqitja publike e kanë monituar, derisa sot kanë hapur rast për verifikuar nëse ka elemente të veprës penale “nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.
“Ne si prokurori që nga paraqitja publike e kësaj iniciative, e kemi monitoruar në vazhdimësi dhe njëkohësisht këtë të enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit dhe varësisht nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”, tha Nikçi.