Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton gjithë qytetarët se nga 25-27 tetor 2023, do të realizojë ushtrimin fushor “Iron Wolf”, në kudër të planit të aktiviteteve.
“Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”, njofton FSK.
E gjithë kjo lëvizje e trupave dhe makinerisë, sipas FSK-së, do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit.
“Kërkojmë mirëkuptim nëse do të keni vonesa në komunikacion për shkak të lëvizjes së personelit dhe teknikës ushtarake në rrugët e Kosovës”, njofton FSK.