Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit të pesëshes të cilët e vizituan Beogradin gjatë së shtunës.
Vuçiq tha se qëllimi i tyre është njohja e pavarësisë së Kosovës.
Ai foli edhe rreth agresionit të Serbisë në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
Kreu i shtetit serb tha se Banjska ishte taktikisht e tmerrshme.
“Solli shumë javë dhe muaj me pasoja, por në kuptimin strategjik. Qoftë arsyeja Banjska apo diçka tjetër, ajo politikë e marrëdhënieve ndaj Serbisë në të cilën Prishtina gjithmonë ka përparësi mbetet”, tha Vuçiq për mediat serbe.
“Për ta Kosova është shtet i pavarur, në bazë të vendimit të tyre. Kujt i intereson për aktet juridike ndërkombëtare”, theksoi ai.
Aleksandar Vuçiq, deklaroi se të enjten dhe të premten do të jetë në Bruksel së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.
Pësëshja evro-amerikane e kryesuar nga emisari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, po ashtu vizituan edhe Kosovën./KlanKosova/