- Reklama -

Serbi i arrestuar për krime lufte në Prizren, me grupin e tij famëkeq kishte pasur konflikt edhe me vëllezërit Krasniqi

Autoritetet në Kosovë kishin arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë, kishte bërë të ditur Prokuroria Speciale më 29 shtator. I arrestuari, sipas Prokurorisë, është M.P, i nacionalitetit serb, shtetas i Kosovës dhe i Serbisë. Ai dyshohet për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘Hoqa Mahall’ në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e tre personave civilë të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, u tha në njoftim.

- Reklama -

Ky i dyshuar së bashku dy vëllezërit binjak nga Arbana dhe disa serbë tjerë kishin grupin e tyre ku shfaqnin dhunë mbi shqiptarët në Prizren me rrethinë!. Ai gjithashtu dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi paramilitar. Ky i dyshuar në fillim të vitit 1998 kishte pasur një konflikt me vëllezërit, Hilmi dhe Avni Krasniqi nga Prizreni. Vëllezëri Krasniqi kishin kërcënime e sulme të vazhdueshme nga ky grup kriminelësh!

Si pasojë e disa konflikteve, Hilmiu ish pjesëtar i UÇK-së, ishte therur për vdekje ( në janar të vitit 1998) nga ky grup, ndërkaq vëllau i tij, Avniu, gjithashtu kishte plagë të shumta nga ky grup paramilitarësh.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort