Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së Glauk Konjufcës së VV-së, i cili mbrëmë fajësoj kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka se po ia ndalon liderit të partisë së tij, Albin Kurti, të kandidoj për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mustafa e ka quajtur si të padrejtë e të palejueshme këtë deklaratë të Konjufcës.
Postimi i plotë:
Të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe e palejueshme.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Etem Arifi, në esencë është i quditshëm, sepse më shumë përngjan në shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa në interpretim të normave ekzistuese, që do duhej të jetë fushëveprim i Gjykatës.
Fundja vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga LVV. As neve si LDK, s’na ka pëlqyar. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dënuar për vepra penale të konkurrojnë për mandat ligjëvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjëvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!?
Pak si shumë në një demokraci Parlamentare.
Prandaj mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë. IM
Të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe…
Posted by Isa Mustafa on E enjte, 21 Janar 2021