Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah hoti, ka bërë thirrje për respektim të vendimeve.
Hoti në Facebook ka shkruar se nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin.
Reagimi i Hotit vjen pas deklaratave të mbrëmshme të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.
“Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre. Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane. Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato…
Posted by Avdullah Hoti on E enjte, 21 Janar 2021