Zyra për informim e SHBZ” Esnaf”, njofton se nën drejtimin e kryetarit të Bordit, Varis Xhejlani, kanë marrë pjesë në Panairin e Traktorëve dhe Makinerive Bujqësore “Growmach 2023” organizuar në Antalia të Turqisë me një delegacion prej 20 personash nga komuna dhe bizneset.
Përveç Kryetarit të Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, në delegacion ishin edhe drejtorët nga Komuna e Mamushës, Suharekës dhe Rahovecit, Rüjdi Mazrek, Ardian Kotorri, Visar Kuqi, Armend Krasniqi dhe Berat Duraku, thuhet në fund të këtij njoftimi.