Një komandant i lartë i NATO-s tha të martën se aleanca e e ka pajisur misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR-in, me armë të “fuqisë luftarake”, që lindi si nevojë pas sulmit terrorist të Serbisë në Banjskë, me në krye Milan Radojiçiqin.
Admirali Stuart B. Munsch i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Itali i ka thënë Associated Press se një batalion prej rreth 200 trupash nga Mbretëria e Bashkuar dhe 100 të tjerë nga Rumania po sjell armatim më të rëndë në mënyrë që të ketë “fuqi luftarake” për Kosovën, transmeton Reporteri.net.
Munsch tha se aleanca e NATO-s është gati të shtojë akoma më shumë trupa dhe armatime për të ruajtur paqen.
“NATO po mban forca të mëtejshme të pajisura me armatim edhe më të rëndë të aftë për fuqi të mëtejshme luftarake në një gjendje të lartë gatishmërie që mund të përcaktohet nëse vendet e NATO-s vendosin ta bëjnë këtë”, tha ai.
Ndërsa Komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia tha se KFOR-i mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve.
“Situata mbetet e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet. Vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në zonë”, tha ai. /Reporteri.net/