Klubi i veteranëve të futbollit ” Prizren Masters”, nga Prizreni, ka filluar furishëm me dy fitore radhazi pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar të futbollit për veteranë ” Kupa Botërore e Paqes”, në qytetin bregdetar Kemer të Turqisë. Prizrenasit në dy ndeshjet e para kanë mposhtur me rezultat identik 1:0 dy ekipe rivale nga Maroku dhe Bosnje dhe Hercegovina, duke kryesuar tabelën me 6 pikë të grumbulluara dhe siguruar kualifikimin për fazën tjetër të turneut.
Në këtë turne po marrin pjesë edhe ekipe tjera nga Prizreni si dhe shtete si Portugalia, Rusia, Polonia, Danimarka, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Qipro, Bullgaria, Maroku, Maqedonia e Veriut etj.