Alpinistja Uta Ibrahimi u ka shpëtuar dy ortekëve në majën Shishapangma në Kinë.
“Miqtë e mi, nuk jam mirë. Por jam gjallë, dhe kjo është në rregull”, ka shkruar Ibrahimi.
“Kam ëndërruar kaq gjatë për këtë mal, por që për kaq shumë vite ka qenë i mbyllur për shkak të tragjedive”.
Më vonë ajo ka treguar se si ka ndodhur orteku i parë që mori dy jetë njerëzish.
“Kjo ndodhi në Shisha Pangna, dhe ende nuk mund ta besoj e procesoj atë që vërtet ka ndodhur!”.
“Pashë ortekun e parë! U trishtova kur kuptova që orteku mori tre njerëz, përfshirë Anën dhe Mingnën, që vdiqën!”.
Më pas Ibrahimi në shkrimin e saj rrëfen edhe për vdekjen e dy personave të tjerë, njëri prej tyre sherpë.
“Pas ca kohësh, pashë tjetrin ortek, atë të madhin, që erdhi nga maja dhe mori Lamën dhe Ginën!”
“Zemra ime është e thyer. Nuk mund ta besoj që humbëm mikun tim Lamën, sherpën më të fortë!>