Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdon puna në hapjen e kanaleve të ujit në fshatrat Lutogllavë dhe Caparc.
Njoftimi i plotë:
Po vazhdon aksioni për hapjen e kanaleve të ujit në fshatrat Lutogllavë dhe Caparc me qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore nga efektet e dëmshme të vërshimeve, gjë që sjellë ndryshime pozitive për bujqësinë dhe mjedisin lokal.
Hapja e këtyre kanaleve ndihmon në drenazhin e ujit nga tokat bujqësore, duke reduktuar rrezikun nga dëmtimet e tokave dhe mbron pasurinë bujqësore, që u mundëson fermerëve të punojnë me më shumë siguri dhe efikasitet.