Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka qenë e gjatë dhe e vështirë pritja për liberalizimin e vizave. Ai ka veçuar punën e dy viteve të fundit për këtë rezultat.
Një postimi në platformën “X” ai ka thënë se liberalizimi i vizave tashmë është në horizont.
Sot Qeveria e Kosovës ka nisur kampanjën e informimit për liberalizimin e vizave që për kosovarët do të nis më 1 janar 2024.
”Pas një pritje të gjatë dhe shumë punë të vështirë, sidomos gjatë 2 viteve të fundit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës më në fund po vjen më 1 janar. Sot, së bashku me partnerët tanë, filluam një fushatë informuese mbi rregullat e udhëtimit pa viza, për të përgatitur qytetarët tanë për atë që është në horizont”, ka thënë Kurti.