Punimet në Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve në fshatin Nashec të komunës së Prizrenit janë në përfundim e sipër, sipas njoftimit nga vetë kryetari Shaqir Totaj.
Ky projekt është duke u realizuar përmes bashkëpunimit nga komuna e Prizrenit dhe organizatës “Terre Des Hommes – Kosovo”.
Sipas njoftimit, qendra do të ofroj këshillim dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet e tyre në kohëra të vështira.