Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe aktiviteteve policore, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ka vazhduar kontrollin dhe krehjen e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terrorist.
Sot me datën 30.09.2023, është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveqan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake.
Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:
antiplumb,
karikator me 30 fishek,
kapelë dhe doreza,
maskë ngjyrë e gjelbërt,
maskë tjetër,
antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,
çantë e vogël për brez,
# pjesë e sipërme e uniformes,
antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,
armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,
një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,
gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,
armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
radio lidhje motorol,
zolle,
kapelë ngjyrë ushtarake,
një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,
një karikator,
radio lidhje,
xhakete shiut,
një pako me cigare