Pesë lokacione në tri komuna me shumicë serbe në veri të vendit janë bastisur nga orët e hershme të mëngjesit nga njësitet e Policisë së Kosovës.
Në të gjitha këto lokacione tashmë ka përfunduar bastisja.
Një vilë, një hotel, një depo e Spitalit në Mitrovicë deri më tani janë lokacionet ku janë kryer bastisjet e policisë.
KALLXO.com raportoi se policia kishte nisur bastisje edhe në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojiçiq.
Ky i fundit pretendohet se i priu sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Sulmi terrorist i 24 shtatorit la një të vrarë, një të plagosur. Ndërsa të paktën 3 pjesëtarë të grupti terrorist ishin vrarë.
Sipas Policisë, këto operacione që u zhvilluan mëngjesin e sotëm, janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
“Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR” – thuhet në njoftim.
KALLXO.com mëson se në pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm në veri, shihet se Policia e Kosovës janë afër restorantit “Grej”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiq.
“Hoteli Gray” gjendet në Mitrovicën e veriut. Burime të KALLXO.com, tregojnë se përpos restorant “Grey”, Policia e Kosovës, sot ka bastisur edhe një vilë në zonën e liqenit të Ujmanit e cila dyshohet të jetë në pronësi të Millan Radoiçiq, nënkryetarit të Listës Serbe./kallxo.com/