Përmes një njoftimi Komuna e Prizrenit, ka bërë të ditur se Drejtoria e Shëndetësisë, për nder të Muajit Rozë – Muajit të Kancerit të Gjirit, përmes QKMF-së, gjatë tërë muajit tetor (fundjavave), do të organizoj “Check Up” për detektimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje, ku do të përfshihen: Vizitat specialistike nga mjeku specialist, EHO e gjirit, mamografi, etj.
Realizimi i këtyre vizitave ka për synim zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit, si një sëmundje që rrezikon veçanërisht gjininë femërore, prandaj inkurajohe të gjitha femrat e Komunës së Prizrenit që të jenë pjesë e këtyre vizitave, thuhet në njoftim.