Përkundër motit me shi, nën organizim të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, para stacionit policor “Alfa” është nderuar polici i vrarë, Afrim Bunjaku.
Të pranishëm ishin, kryetari i LVV-së në Prizren njëherit dhe deputiti, Artan Abrashi, deputeti, Arbër Rexhaj, të shoqëruar nga disa kuvendar nga kjo parti si dhe disa qytetar.
Shkrimi i plotë nga LVV:
Heronjët nuk vdesin!
Lavdi Afrim Bunjakut, dëshmorit të rënë në mbrojtje të Republikës së Kosovës”, është shkruar në një postim në faqen zyrtare të LVV-së në Prizren.