- Reklama -

Dioqeza Rashkë-Prizren: Persona të armatosur lëvizin në oborrin e Manastirit të Banjskës

Dioqeza Rashkë-Prizren përmes një postimi në platformën ‘X” ka bërë të ditur se persona të maskuar të armatosur gjenden brenda oborrit të Manastirit të Banjskës, ndërsa po dëgjohen herë pas here edhe të shtëna armësh.

Dioqeza ka thënë se dënon ashpër sulmin në mëngjesin e sotëm, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u lëndua polici Alban Rashiti.

- Reklama -

Dioqeza ka thënë se brenda Manastirit të Banjskës janë mbyllur një grup besimtarësh nga Novi Sadi dhe igumeni Danilo dhe po ashtu brenda gjendet edhe “vëllazëria e Manastirit”.

“Ky është incident i rëndë me implikime potencialisht të gjëra. Prandaj, është e domosdoshme të merren gjitha veprimet e nevojshme për ta ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllime më të thella familjes së policit të ndjerë dhlipĺe sinqerisht shpreson në shërimin e shpejtë të të lënduarve. Dioqeza është thellësisht e shqetësuar, pasi sipas raportimeve, një grup i armatosur i maskuar depërtoi brenda portave të Manastirit, duke përdorur një automjet të blinduar. Aktualisht, një grup besimtarësh nga Novi Sadi, përfshirë edhe igumenin Danilo, si dhe vëllazërinë e Manastirit, janë brenda”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.

Për siguri, sipas Diopqezës,  ata u mbyllën në konvikt, si dhe tempulli i Manastirit është mbyllur po ashtu.

“Persona të armatosur të maskuar lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna armësh. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës ortodokspe Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më parë”, thuhet në reagimin e Dioqezës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort