Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se operacioni në të cilin ka hyrë polici i lënduar të dielën në Banjskë të veriut, është kryer me sukses.
Duke njoftuar për vizitën e tij te zyrtari policor i plagosur, kryeministri Kurti ka thënë se atij i është hequr predha nga kraharori i majtë. Ai njoftoi se polici i plagosur do të lirohet po të dielën nga spitali.
“Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”, ka shkruar Kurti në Facebook.