Mësimdhënës i matematikës, Emin Hoxha, ka bërë të ditur se ECC dhe Codementum kanë vendosur Kosovën në listen e shteteve pjesmarrëse në garën më të madhe të kodimit në Europë.
Hoxhaj thotë se pas kërkesës që ju kam drejtuar ECC, që edhe Kosova të vendoset në listen e shteteve pjesmarrëse në European Coding Competition ata kanë vendosur Kosovën në listen e shteteve pjesmarrëse.
“ECC dhe Codementum kanë vendosur Kosovën në listen e shteteve pjesmarrëse në garën më të madhe të kodimit në Europë.
Tani në garat e kodimit në nivel të Europës gjendet edhe vendi ynë Kosova.
Të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit nga klasa 1 deri 12 dhe student entuziast pas teknologjisë dhe kodimit, aplikoni dhe bëhuni pjesë e European Coding Competition falas dhe online”, ka shkruar Hoxha.
Linku për regjistrim 👉 https://codementum.com/codeweek
#CODEWEEK #Kosovo #CodeEU