Policia në Prizren ka identifikuar tre persona të dyshuar të cilët ishin në kërkim.
Njoftimi i plotë:
Identifikohen tre persona të dyshuar që kërkoheshin nga policia
Sot në bashkëpunim me Drejtorinë e policisë në Prizren, janë identifikuar tre personat e dyshuar për vepren penale “ Shpërdorim i Pasurisë së Huaj”, të cilët ishin në kërkim.
Aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jene te përfshirë personat e dyshuar.
Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.