FIFA të enjten ka publikuar renditjen e re të Kombëtarëve.
Kombëtarja e Kosovës pas ndeshjeve të shtatorit, bie për dy pozita. ‘Dardanët’ në muajin shtator barazuan me Zvicrën (2-2), ndërsa humben nga Rumania (2-0).
Nga pozita 109 që renditej në korrik, Kosova tani zë vendin e 111-të.
Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për tri pozita në renditjen e re të FIFA-së.
Kuqezinjtë në muajin shtator, barazuan me Çekinë, derisa në ‘Air Albania’ mposhtën Poloninë.
Shqipëria nga pozita e 65-të tashmë ngritën në vendin e 62-të.