Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë filluar punimet në ndërtimin e sistemit të kanalizimit në fshatin Landovicë.
Njoftimi i plotë:
Kanë filluar punimet në ndërtimin e sistemit të kanalizimit në fshatin Landovicë, që është një hap i rëndësishëm për rregullimin e infrastrukturës dhe ruajtjen mjedisit.
Ky projekt do të ndihmojë në heqjen e ujërave të zeza dhe do të përmirësojë shëndetin publik për banorët e Landovicës.
Gjithashtu, do të rregulloj cilësinë e jetës në fshat duke ofruar mënyrë më të efektshme dhe të pastër për menaxhimin e ujrave të ndotura.