Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar projekti për mirëmbajtjen dhe rinovimin e objektit të “Shërbimit Urgjent” në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Shëndetësisë ka startuar me realizimin e projektit për mirëmbajtjen dhe rinovimin e objektit të “Shërbimit Urgjent” në Prizren, me ç’rast pritet të përmirësohen kushtet e punës për stafin dhe cilësia e ofrimit të shërbimeve.
Projekte të këtilla, të ndërtimit të infrastrukturës së shërbimit urgjent, janë të rëndësishme për sigurinë dhe kujdesin e pacientëve në rastet e emergjencave shëndetësore.