Klubi i atletikës Prizreni është fitues i Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.
KA Prizreni dolën të parët edhe në plasmanin e përgjithshëm.
“Për dy ditë me radhë më 16 dhe 17 shtator, në Malishevë u mbajt gara e Kupës së Kosovës për Senior – re.
Këtë vit Klubi i Atletikës Prizreni dëshmoi se për momentin është klubi më i mirë dhe më i organizuar në Kosovë, duke e fituar Kupën e Kosovës për Seniore me 104 pikë të grumbulluara dhe në plasmanin e përgjithshëm meshkuj – femra u shpall fitues me 107 pikë.
U fituan 17 vende nderi, 6 vende të para, 6 vende të dyta dhe 5 vende të treta.
I përgëzojmë vajzat për angazhimin maksimal të treguar gjatë garave!
Në emër të kryesisë,kryetarit Gazi Renaku , trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri , urime dhe suksese në Kupën e Kosovës për Junior – re!”, njofton KA Prizreni me kryetrajnerin Bajram Duja.