Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka folur për takimin në Bruksel që do ta ketë nesër kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Hoti tha se nesër nuk negociohet për njohjen reciproke.
Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se ajo çka do të diskutohet të enjten në kryeqytetin evropian, është zbatimi i Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër.
“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, tha Hoti.