Forca e Sigurisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Marok, pasi ky vend u prek nga një tërmet shkatërrues prej 6.8 ballë Rihter të shtunën.
Deri më tash janë regjistruar mbi 2000 viktima nga tërmeti që goditi në afërsi të Marrakeshit.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka ofruar Marokut ndihmën për operacionin e kërkim-shpëtimit.
“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin maroken lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!” – ka thënë Maqedonci./KOHA/