Zyra për informim e UPZ “ Ukshin Hoti”, njofton se ekipi i projektit “HERAS Plus” ka vizituar institucionin më të lartë arsimor në Prizren, si dhe mori pjesë në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të pajisjeve të reja të financuara nga ky projekt.
“ Pajisjet do të përmirësojnë veprimtaritë e kërkimit në fushat relevante brenda Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Analiza e shprehjes gjenetike sasiore dhe cilësore; Analiza e miRNA-s; Hartimi i hartës gjenetike; Identifikimi gjenetik; Përcaktimi i bibliotekës NGS; Përcaktimi i patogjeneve. Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, falënderoi HERAS Plus, konzorciumin zbatues (WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD), si dhe Agjencinë Austriake të Zhvillimit për këtë mbështetje të madhe dhe theksoi se kjo mbështet zbatimin e strategjisë së Universitetit në promovimin e inputeve/produkteve të kërkimit.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.