Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se nga sot qytetarët në Kosovë nuk do të kenë nevojë që të paisen me leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të punës sonë për Dekarbonizim dhe në përputhshmëri me Acquis të BE-së, kemi bërë Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2013 për Ndërtimet për të cilat nuk kërkohet leje ndërtimore, rrjedhimisht, qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 kW, thuhet në njoftimin e MPHI-së.