Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë të hënën seancë të jashtëzakonshme për librat.
Me ftesë të opozitës, do të ketë debat parlamentar lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.
Seanca do të fillojë në orën 12:00.
Deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës, Eliza Hoxha, kishte deklaruar se anëtarët e komisionit për arsim, të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të opozitës kanë iniciuar këtë seancë të jashtëzakonshme.
“Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe t’i kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj”, ka thënë ajo.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka vendosur që këtë vit prindërit t’i blejnë tekstet shkollore ndërsa qeveria t’u ndajë atyre mjetet e nevojshme. /KSP