Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Veselaj-Gutaj ka theksuar se të gjitha shkollat për këtë fillim vit, janë të përgatitura me kushte optimale dhe mësimdhënës profesional.
“Shkollat mirëpresin edhe përfshirje më të madhe të komunitetit të prindërve në jetën shkollore. Të gjithë së bashku për nxënës të përgatitur për qytetari aktive dhe zhvillim të vendit.
Sinqerisht do të doja të shihja një situatë ideale ku të drejtat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të respektohen dinjitetshëm, të përkrahur maksimalisht nga të gjitha autoritetet qeveritare”, thuhet tutje në postimin e drejtoreshës.