- Reklama -

Klinika e Kardiologjisë në Kosovë përparon me ndihmën e mjekut shqiptar që vepron në Gjermani

Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës po përparon falë mjekut shqiptar, Valon Spahiu, i cili vepron në Gjermani dhe falë ekspertit nga Bullgaria, Vassil Traykov.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën e Kardiologjisë, njësinë e elektrostimulimit dhe elektrofiziologjisë, brenda katër ditëve janë trajtuar 14 raste të pacientëve me çrregullime të ritmit kardiak.

- Reklama -

Kjo është bërë përmes metodës me ablacion me radiofrekuencë e realizuar me sistem modern të navigacionit 3D, si një mënyrë më e sigurt dhe efikase në këto raste.

“Kjo është bërë e mundur falë punës së ekspertëve të elektrofiziologjisë të këtij shërbimi në bashkëpunim me ekspertët elektrofiziolog nga Bullgaria, Prof. Vassil Traykov dhe kryemjeku Dr.Valon Spahiu i cili vepron në Heilbronn, Gjermani” – thotë MSH.

Pacientët që kanë pasur nevojë për këtë shërbim, sipas Ministrisë, më parë janë detyruar ta merrnin jashtë vendit, ndërsa tani kanë filluar t’i marrin në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ministria në vazhdim ka shpjeguar se elektrostimulimi është një teknikë e përdorur për të stimuluar muskujt duke përdorur impuls elektrik.

“Përdorimi i elektrostimulimit ndihmon në rritjen e forcës muskulore, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe zvogëlimin e dhimbjeve muskulore. Ndërsa, elektrofiziologjia përfshin studimin e impulsit elektrik të qelizave të ndryshme, si muskujt, nervat, zemra, truri, etj” – thotë Ministria e Shëndetësisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort