Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ai deklaroi që beson se kryeministrit Kurti nuk e ka harruar Kanunin i cili tregon për mikpritjen dhe se edhe hasmit i hapet dera.
Gola ka thënë se Kanuni e dënon rëndë edhe “premjen në besë”.
“Është e vërtetë që Kanuni kërkon t’i hapet dera edhe hasmit nëse t ‘vjen në shtëpi. Veç Kanuni e dënon rënd premjën n ‘besë. Me siguri Rama ka ndonjë interpretim të veçantë realpolitik të Kanunit, që ia mundëson zbatimin selektiv të tij. Tybe s’ka faj, është mësu me Kosovën duke i zbatu marrëveshjet veç për palën tjetër, asnjëherë për vetën”, ka thënë ai.
Ndërkaq deputeti Artan Abrashi ka shkruar se “mbase ndërkombëtari Rama nuk e di që mesjeta në Kosovë ka përfunduar dhe se kryeministri Kurti nuk qeverisë me Kanun”.