Zyrtarët policorë shpesh herë janë cak i sharjeve e ofendimeve nga qytetarët, të cilët ka raste kur eskalojnë edhe në kërcënime e sulme fizike. Në këtë mënyrë ata përballen me vështirësi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare e shpesh u rrezikohet edhe jeta, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në Prizren, ku u raportua për një aksident trafiku.
Sinjali mëson se posa kanë arritur zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes, një person ka deklaruar rrejshëm se ka qenë ai shoferi i njërës veturë të aksidentuar.
32-vjeçari dyshohet se ka nisur të ofendojë dhe të pengojë policët që po kryenin ekzaminimet e duhura. Si rrjedhojë, për ta futur nën kontroll, Policia është detyruar që ta arrestojë të dyshuarin dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Pengim i personit në kryerjen e detyrave zyrtare’.