- Reklama -

Brenda 6 muajve rreth 900 raste të reja me kancer

Në 6 muajt e parë të këtij viti janë evidentuar 890 raste të reja me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishaj tha se ky numër përfshinë të gjitha llojet e tumoreve.
“Brenda gjashtë mujorit të parë janë 890 pacientë të rinj me të gjitha llojet e tumoreve”, tha ai.

- Reklama -

Kurtishaj tha për Front Online se brenda ditës trajtohen rreth 350 pacientë.

Brenda ditës deri 280 pacientë marrin trajtim në Klinikën e Onkologjisë e marrin shërbimin e onkologjisë ditore, ndërsa rreth 100 pacientë trajtohen në rrezatim. Numri total edhe në shërbimin e kimioterapisë dhe radioterapisë kap shifrën 300-350 persona”, tha ai

Ani pse numri është i lartë, QKUK-ja po arrin t’i mbulojë nevojat me barna.

Drejtori Kurtishaj tha se Onkologjia është e furnizuar me barna.

“Gjendja aktualisht është stabile, jemi furnizuar me barna koxha mirë, pacientët po marrin vazhdimisht terapinë. Me mungesa të vogla të cilët kanë probleme me operatorët ose probleme me autorizim marketingu, barnat e tjera janë të gjitha. Mbi 85-90% e barnave i kemi në klinikë”, u shpreh ai.

Kurtishaj thotë se Klinika ka mungesë të infermierëve.

Ai shpreson se nga muajt e ardhshëm do të lehtësohet puna me pranimin e infermierëve të rinj.

“Mjekë ka mjaftueshëm, ndërsa pranuar dy infermiere në shërbimin e radioterapisë dhe shpresojmë që në këtë muaj dhe në muajin e ardhshëm edhe katër infermierë në shërbimin e onkologjisë mjekësore dhe do t’i zbusë shumë nevojat tona për personel”, deklaroi ai

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort