Kosova ka barazuar pa gola me Rumaninë, në kuadër të xhiros së tretë të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Gjatë pjesës së parë, Dardanët rrezikuan me Bersant Celinën dhe Florent Muslijën por që ishin të pafatë para golit.
Në pjesën e dytë, Kosova kaloi në epërsi me golin e Edon Zhegrovës, por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i.
Kosova deri në fund rrezikoi dhe disa herë, sidomos me Vedat Muriqin, në minutën e 92’, i cili nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Dardanët pas tri ndeshjeve renditen në vendin e katërt me tri pikë, teksa Rumani në vendin e dytë me shtatë sosh.
Kosova në ndeshjen e ardhshme i shkon Bjellorusisë në Budapest. /Klankosova/