Mediumet në Serbi kanë raportuar të mërkurën për “arrestimin” e tre pjesëtarëve të Njësitit Special të Policisë së Kosovës. Siç ka shkruar “B92”, ata janë “arrestuar” nga forcat speciale të Policisë së Serbisë, ndërsa për këtë aksion është njoftuar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Vuçiq ka marrë këtë informatë ndërsa ishte në Ambasadën e Rusisë në Beograd.
Ndërkaq KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për tre zyrtarë kufitarë të pikëkalimit në Jarinjë. Dyshohet se tre policët e Kosovës janë marrë nga Policia e Serbisë. Atyre u është gjetur një veturë e braktisur, por që institucionet e sigurisë nuk e kanë të qartë lokacionin.