- Reklama -

Histori njerëzore!

Pronari i bujtinës “ My home” në Prizren, Nue Spaqi, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, një histori njerëzore me një person të veçantë nga Gjermania,të cilen ju ftojmë që ta lexoni.

“Më lejoni të ju prezantoj Heikon.
Herën e parë me Heikon u njoftuam në Qershor të vitit 2022, kishte rezervuar në hotel nëpërmjet booking.
Si çdo klient tjetër, e prisnim edhe Heikon të vinte, po vinte nga Gjermania.
Por, Heiko nuk ishte si çdo klient i zakonshëm, ishte i veçantë. Në recepsion e kishte prit Linda, e kishte akomoduar, unë erdha pak më vonë. Linda më tha që ka ardhë Heiko, por ishte pak i mbyllur, nuk komunikoi shumë me mua.
Pas një kohe zbriti poshtë nga dhoma, e ftova për një gotë raki, e vërejta një lloj droje tek ai, megjithatë pranoi që të ulej.
– Jam me autizëm më tha, jam person me nevoja të veçanta! – Jo i thashë, ti je vetëm një person special, e sa për nevoja të veçanta, secili kemi nevojë për diçka, kemi nevojë për njëri tjetrin, e kjo nuk është e veçantë, kjo është e zakonshme.
Secili nga ne jemi të veçantë në një apo mënyrë tjetër.
– Unë jam gjerman edhe shqiptar, më tha! – Për një moment mendova, ky po ma thotë këtë vetëm si klishe, po e thotë sa për të ma bërë qejfin, për të më treguar se sa na don neve shqiptarëve.
Por jo..! Në fakt k’tu fillon historia e Heikos, histori të cilen po e vuante, e po e mbante peng me të kaluarën, peng nga i cili nuk po shkëputej dot.
Heiko ishte ne kërkim të diçkaje, nuk ishte vetëm nje turist i zakonshëm, ishte shtegtar, nuk e kishte zgjedhur rastësisht Kosovën e pikërisht Prizrenin për të shtegtuar. Heiko e kishte studiuar mirë harten, e kishte studiuar gjeografinë, kishte një lidhje emocionale me malet, e sidomos me malet e Sharrit.
– Shpesh më pyeste, a janë këto malet e Sharrit? A është kufini me Maqedoninë aty? E Tetova a është mbrapa këtyne maleve?
Nuk po e kuptoja këtë lidhje me Malet e Sharrit, nuk po i kuptoja pyetjet e përsëritura disa herë. E lidhja këtë me autizmin e tij, dhe nuk po i kushtoja shumë rëndësi. Vetem i pohoja pyetjet e tij, edhe pse ato kishin qenë vetëm pyetje retorike. Heiko e dinte se ato ishin malet e Sharrit, e dinte që në anën tjetër është Tetova. Por, pas atyre maleve po fshihej një mister shume më i madh, nuk ishte pasioni për malet apo gjeografinë e trojeve shqiptare.
Heiko po e mbante të fshehtë një mister, ishte në kërkim të zgjidhjes së këtij misteri, kërkimin e kishte filluar që në moshën 9 vjeç, vit të cilin i kishte vdekur e ëma nga kanceri. E kishte dërmuar shpirtërtisht vdekja e së ëmes, por megjithatë një fije shprese ishte hapur në horizont për Heikon. Ishte adoptuar nga një grua në Gjermani, një grua shume e mirë ( e cila do të ishte tashmë e ëma e Heikos), e ëma adoptuese ishte kujdesur për të, e kishte edukuar dhe ai tashme po punonte si asistent në zyre të gjendjes civile. Pra Heiko tashme 25 vjeçar ishte bërë i zoti i vetes, punën e ka të mirë, tek e fundit jeton në një shtet si Gjermania, e si do të ishte ndryshe?
Megjithatë, kërkimin nuk e kishte ndaluar asnjëherë, e kishte filluar që në Gjermani, gjurmët e kishin dërguar në trojet shqiptare, konkretisht në fshatin Odri të Tetovës.
Po pra, Heiko ishte edhe gjerman dhe shqiptar. E vërtetuar me certifikate të lindjes, babai biologjik ishte shqiptar, por e kishte braktis Heikon që në bark të së ëmes gjermane.
E thash me lartë, herën e parë u takuam në Qershor, vitin e kaluar, atëherë kishte qëndru vetëm 3 ditë.
Por, ai ka ardhë prapë në Prizren, dhe këtë herë po qëndron 10 ditë. Për Heikon ky është një pelegrinazh, e bënë që të jetë sadopak afër “atdheut” edhe pse i ati e ka mohuar ekzistencën e tij, por jo dheu shqiptar.
E kam nxanë shpesh fshehtas duke i shiku Malet e Sharrit, sa një moment e pyeta, çfarë po shikon përtej atyre maleve?
– Po më ngulfasin tha, po më dalin përpara si një mur i madh. Por në fakt nuk janë malet ato që ja pengojnë pamjen, është mohimi i të atit që e mbanë peng me të kaluarën. Peng i cili do ta percjell siç duket tërë jetën.
– Hajde ngjitemi në Prevallë i thashë, ngjitemi në maje të malëve, mbase ndjehësh më mirë. Shkuam, e pash që u emocionua shumë. Ah, emocionet i shpreh në mënyrë speciale për shkak të autizmit.
– Në dëshiron shkojmë edhe në Odri i thashë. Jo tha, nuk jam i pregaditur emocionalisht, ndoshta nuk e përballoj dot ngarkesën emocionale.
I premtova që kurdo që të jetë i gatshëm emocionalisht, do ta dërgoj në anën tjetër të Sharrit, edhe pse ai është i vetëdijshëm që babain biologjik nuk do ta takojë asnjëherë.
E këshillova qe ta ndalojë kërkimin, për shumë arsye. E para, të mos mbetet peng i së kaluarës, e dyta, mos të jetoj me iluzionin se babai i tij do ta pranojë ndonjëherë ekzistencën e tij, e treta, mos ta lëndoj as veten por as të ëmen adoptuese, sepse ajo mund të mendojë se ka gabuar ndokund.
Ram dakord, që tash e mbrapa Heiko të mos e kërkojë me kaq insistim, tek e fundit ta kërkojë ai Heikon nëse dëshiron.
Heiko është i gatshem për takim, kurdo që të jetë i gatshëm babai i tij biologjik.
(EMRI MBIEMRI janë të njohur për mua dhe Heikon).
P.S historia është publikuar me lejen e Hiekos”, ka shkruar z. Spaqi.

- Reklama -

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort