Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pjesës së parë të ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell, por pastaj me vranësira që do të fillojnë nga gjysma e ditës.
Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se në orët e pasditës mund të ketë reshje shiu.
- Reklama -
Temperaturat maksimale do të jenë rreth 23 gradë Celcius, kurse ato minimale 13 gradë Celcius.
“Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër. Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.
- Reklama -